“Edhe Reali ka shprehur interesim për mua”, Lewandowski: Te Barça jam ringjallur!

schedule09:15 - 4 Tetor, 2022

schedule 09:15 - 4 Tetor, 2022

Robert Lewandowski është padiskutim një ndër sulmuesit më efektiv në këtë sezon. Polaku i cili u largua nga Bayern Munich dhe kaloi në “Camp Nou” ka arritur të jetë shumë vendimtarë me fanellën e Barcelonës.

Ish-sulmuesi i Bayern ka theksuar se për të kishte shfaqur edhe Real Madridi interes, por kur katalanasit i ofruan mundësi ai mendoi se është e duhura, ndërsa nuk nguron të thotë se në “Camp Nou” ka rilindur.

“Real Madridi tregoi interes për mua disa herë, por kur pashë dëshirën e Barcelonës për të nënshkruar me mua, kuptova se transferimi im atje ishte i mundur. E dija që hapi tjetër në karrierën time duhet të ishte ky.

Gjithmonë kam dashur të luaj në La Liga dhe të jetoj në Spanjë. Tani ndihem i ringjallur. Po mësoj spanjisht dhe pak nga pak po e kuptoj më mirë. Më ndihmon shumë që anglishtja kuptohet në dhomën e zhveshjes”, ka theksuar ia në një intervistë për “Kanal Sportowy”.

Kujtojmë se Lewandowski me Barcelonën ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare, me mundësi rinovimi edhe për një vit më shumë. /f.a/abcnews.al