Me rritjen e temperaturave dhe daljen e diellit, numri i personave që po dalin jashtë edhe në këtë kohë krize po rritet.
ABC News mëson se deri më tani ka pasur lëvizje të konsiderueshme në Lungomare, Vlorë. Si duket moti i ngrohtë dhe me diell i ka nxjerrë vlonjatët jashtë për të bërë shëtitje.
Një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë dalë për të bërë shëtitje përgjatë bregdetit edhe pse lëvizja apo grumbullimi në këtë kohë nuk është shumë e këshillueshme.
Deri më tani, Vlora numëron 5 raste të konfirmuara me koronavirus. /abcnews.al/

