“Edhe muret kanë veshë”/Nis mbledhja e dëshmive të regjimit komunist

schedule13:18 - 20 Shkurt, 2018

schedule 13:18 - 20 Shkurt, 2018

Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish- Sigurimit të Shtetit në 27 vjetorin e rrëzimit të monumentit të ish-diktatorit prezantoi një nismë, mbledhja e dëshmive dhe përjetimeve të atyre që vuajtën në regjimin komunist. Projekti mbështetet edhe nga bashkia e Tiranës.

Sipas kreut të bashkisë së Tiranës ErjonVeliajt, dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë, si dhe miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve, kane dhënë rezultatet e pritshme për të gjithë ata që vuajtën në diktaturë.

Erjon Veliaj: Më vjen mirë që kemi ecur me kompensimin financiar të ish të përndjekurve, jemi thuajse në këstin e 8-të. Më vjen shumë mirë që në disa simbolika, duke qenë se sot është përvjetori i rënies së shtatores, në qendër të sheshit ‘Skënderbej’ kemi vendosur njeriun e thjeshtë dhe jo shtatoren e ish diktatorit. Po i shohim dukun këtij ligji të rëndësishëm për hapjen e dosjeve, ku shumë autoritete me peshë në qytetin dhe në vendin tonë, po i hapin dosjet e tyre për publikun”,

 

Veliaj i bëri këto deklarata në prezantimin e nismës se Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit te titulluar “Edhe muret kanë veshë”. Kjo nisme ka per qellim mbledhjen e dëshmive të të gjithë atyre që vuajtën gjatë regjimit komunist. Bashkia e Tiranës është e para që e ka mbështetur këtë projekt, i cili kurohet nga kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, Gentjana Sula.

 

Gentjana Sula: Është një projekt i Autoritetit, që bashkë me dosjet, që janë përgjithësisht instrumente të shtypjes dhe denigrimit të personave të rëndësishëm të shoqërisë sonë të asaj kohe, dhe dëshmive gojore, ta themi historinë në 360 gradë. Pra, për të thënë atë që është shkruar, por edhe për atë që është përjetuar në atë kohë”

 

Projekti do të mbledhë histori në mbarë vendin, duke përzgjedhur kontributet më të mprehta nga secili rajon ku kanë ndodhur këto drama çnjerëzore, për t’u projektuar në një monument ose pikë referimi në disa qytete të Shqipërisë. Më pas këto “tekste të ndaluara” do të projektohen në formate të mëdha, në date 09 maj në të njëjtën kohë nëpër qytete të ndryshme te vendit./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!