Edhe mbrotja fut “ujë”, Barcelona interesohet për yllin e United

schedule16:28 - 20 Shtator, 2021

schedule 16:28 - 20 Shtator, 2021

Barcelona po i bën presion Umtitit që  të ndërpresë kontratën e tij sepse arkat e klubit nuk mund të mbështesin pagën e lartë të lojtarit. Në të njëjtën kohë, bordi po punon për kërkimin e një qendërmbrojtësi tjetër dhe emrat kanë filluar të shfaqen.

Sipas TodoFichajes, Barcelona ka kontaktuar me Manchester United për të pyetur për situatën e Eric Bailly. Afrikani nuk ka vend të formacionin bazë, dhe klubi anglez ka kërkuar një rrugëdalje për një kohë të gjatë.

Aktualisht, Bailly ka një kontratë deri në qershor 2024 dhe një vlerë tregu prej 15 milion eurosh, megjithëse kjo shifër mund të ulet ndjeshëm.

Në parim, nga Barcelona ata shpresojnë ta zgjidhin situatën e Umtiti këtë janar, por nëse nuk e bëjnë këtë, ata nuk përjashtojnë afrimin e Bailly verën e ardhshme. /abcnews.al/