Edhe kjo fundjavë me orare të kufizuara, vetëm të moshuar dhe familjarë në liridalje

schedule07:48 - 23 Maj, 2020

schedule 07:48 - 23 Maj, 2020

Situata epidemike nga Covid-19 është ende prezent në vendin tonë.

Si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë, edhe këtë fundjavë lëvizja është e kufizuar në zonat e kuqe.

Ditën e djeshme, Ministria e Shëndetësisë me anë të një urdhri njoftoi se fundjava është e kufizuar.

Nuk do të lejohen të jenë hapur aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Këto dy kategori që përjashtohen do të jenë hapur deri në orën 21:00.

Po kështu e kufizuar do të jetë edhe lëvizja e njerëzve.

Ashtu si javën  e kaluar të moshuarit do të lejohet që të lëvizin deri në orën 10:00, të shoqëruar nga maksimumi një person.

Ndërsa pas orës 11:00, lirinë mund ta shijojnë prindërit me fëmijët e tyre.

Ndryshe nga ditët e tjera, e diela do të jetë tërësisht e izoluar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!