Edhe 9 ditë nga mbyllja e Lotarisë, ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm për qytetarët

schedule10:54 - 1 Nëntor, 2021

schedule 10:54 - 1 Nëntor, 2021

Ambasada Amerikane në Tiranë këtë të hënë teksa kanë ngelur edhe vetëm 9 ditë nga afati për aplikimin për lotarinë, ka bërë një  njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada shkruan se kush aplikon dy herë do të skualifikohet menjëherë.

“Sezoni i Lotarisë Amerikane është këtu! Ju lutemi të dorëzoni vetëm NJË aplikim për person. Ata që dorëzojnë më shumë sesa një aplikim do të skualifikohen. Për më shumë informacion, klikoni këtu: https://dvprogram.state.gov”, shkruan ambasada.

Ndërkohë kujtojmë se afati i fundit për aplikim për lotarinë amerikane është data 9 nëntor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!