Eda Andoni: Muzeu Arkeologjik i Tiranës, i domosdoshëm që të rikonceptohet

schedule17:20 - 29 Gusht, 2018

schedule 17:20 - 29 Gusht, 2018

Muzeu arkeologjik i Tiranës vazhdon të ketë të njëjtën formë prezantimi që në 1985. Përgjegjësja e këtij muzeu Eda Andoni pranon se është nevojë e kohës për t’u rikonceptuar ndryshe. Ajo thotë se  sezoni i verës nuk shënon bum, pasi ky muze ka koncept didaktik dhe pikun e shënon në harkun kohor nga periudha janar- qershor, pasi studentët dhe specialistët janë frekuentuesit e rregullt. Ndërsa në verë turistët e huaj tërhiqen nga ky koleksion.

 

Muzeu Arkeologjik i Tiranës ashtu si shumë muze në Shqipëri, vazhdojnë të jenë ashtu siç janë krijuar mbi 30 vite më parë. I vetmi ndryshim nga vjet është lyerja e tij  dhe përmirësimi i sistemit të  ndriçimit na shpjegon përgjegjësja e muzeut Eda Andoni. Ndërhyrje të cilat janë kryer falë të ardhurave nga vizitorët.

“Me mundësitë që kemi, kemi përmirësuar sistemin e ndriçimit në të gjitha sallat dhe të gjitha hapësirat e muzeut janë lyer. Vitin tjetër shpresojmë mundësitë për dyshemenë”.

Megjithëse është i përfshirë në guida, të huajt janë frekuentuesit sporadikë edhe në këto ditë gushti. Por edhe këtë vit numri i vizitorëve vazhdon në të njëjtat shifra; 500 vizitorë në sezonin turistik. Çmimi i biletës varion në 100-1000 lekë.

 “Vizitorët janë të huaj, të kategorive të ndryshme. Duan të dinë për kulturën, periudhën e antikitetit. Ka shumë kureshtje për ilirët”.

Sipas arkeologes e cila është edhe përgjegjëse e koleksionit që prezantohet në vitrina dhe në ambjentin rrethues, ky muze është konceptuar që në 1985 si muze didaktik, i cili shërben për studentët, dhe specialistët e arkeologjisë, ndaj rikonceptimi i tij është nevojë e kohës.

“Periudha e prehistorisë, në sallën e parë dhe të dytë me periudhën e pazolitit, mezolitit dhe neolitit për të kaluar te epoka e metaleve që janë bakri, bronxit dhe hekurit. Në sallën e 3 e të katërt dy periudha kryesore që lidhen me Ilirinë e Jugut që përfaqësohet nga periudha klasike dhe romake ëhstë më e përfaqësuar në vendin tonë. Dhe e fundit periudha  mesjetës që është korridori i gjatë deri në dalje”.

Por cilët janë objektet që kureshtojne më shumë?

Janë të dyja të periudhës romake.

Aktualisht prezantohen mbi 2 mijë objekte në vitrina të cilat vazhdojnë me xhamin e kohës së Kavajës e ku shpesh hapja e tyre është e pamundur, për shkak të plasaritjeve. Konceptimi i tij pasqyron periudhën nga paleoliti deri te periudha ilire.

Në këtë hapësirë prezantohet vetëm një pjesë e objekteve të zbuluara nga ekspeditat dhe gërmimet në territore të ndryshme të Shqipërisë. Ndërkohë që mbi 18 mijë objekte ruhen në kushte optimale në thesaret e nëndheshme të kësaj godine në kushte optimale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!