Kantautori Ed Sheeran është shpallur si këngëtari më i mirë i dekadës në Britani nga “Official Charts Company”.
Për javë të tëra këngët e tij kanë qenë në krye të klasifikimeve si dhe kanë arritur shumë klikime. Tre prej këngëve të tij janë përcaktuar si këngët e dekadës dhe ato janë “Shape Of You”, “Thinking Out Loud” dhe “Perfect”.
Sheeran është gjithashtu në listën e këngëtarëve më të paguar të vitit 2019-të, ai është artisti që ka numrin më të madh të këngëve single dhe albumeve që kanë zënë vendin e parë në klasifikimet britanike, 12 në total./abcnews.al