“Ecim për Adrianën”, qytetarët solidarizohen me aktoren që u diagnostikua sërish me tumor

schedule13:19 - 30 Nëntor, 2021

schedule 13:19 - 30 Nëntor, 2021

Për nder të aktores Adriana Matoshi, e cila u diagnostikua sërish me tumor në tru, u organizua ecja në sheshet e kryeqytetit të Kosovës gjatë ditës së sotme.

Numër i madh i qytetarëve, kolegë e familjarë kanë ecur nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te “Teatri Kombëtar”.

Lexo edhe: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën

Aktorja dhe deputetja Matoshi njoftoi dje se pas nëntë vitesh i është rikthyer sërish tumori në kokë. Me anë të një shkrimi prekës në Facebook, aktorja bëri thirrje për ta vlerësuar dhe dashur më shumë jetën.