E zyrtarizon lojtari, Thiago Silva largohet nga Chelsea: Çdo gjë e ka një fund, shpresoj të rikthehem një ditë

schedule13:20 - 29 Prill, 2024

schedule 13:20 - 29 Prill, 2024

“Divorci” mes Thiago Silva dhe Chelsea tashmë është zyrtare.

Mbrojtësi i kombëtares braziliane ka bërë të ditur përmes një videoje të publikuar në faqen zyrtare të Chelsea se do të largohet nga londinezët 30 qershor, kur i skadon kontrata.

“Chelsea do të thotë shumë për mua. Erdha për të qëndruar vetëm një vit dhe përfundova duke qenë pjesë e kësaj skuadre për katër vite. Fëmijët e mi të luajë për Chelsea, është një krenari e madhe të jesh pjesë e kësaj familjeje, shpresoj që ata të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në një klub ku të gjithë do të donin të ishin.

Në katër vitet e mia këtu kam dhënë gjithmonë gjithçka. Por, për fat të keq çdo gjë ka një fillim, një mes dhe një fund. Nuk do të thotë se kjo është përfundimtare, unë e lë ende derën hapur, shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në gjendje të kthehem, qoftë edhe në një rol tjetër, dashuria që ndiej është e papërshkrueshme. Përshëndetjet janë për ata që largohen dhe nuk kthehen, por unë kam ndërmend ta rikthehem një ditë”-u shpreh Thiago Silva./ h.ll/abcnews.al