Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje nga arrestimi në Kolumbi i Deniz Klironomit, i kërkuar nga Interpoli për llogari të autoriteteve shqiptare. Shqiptari sipas Hoxhës është identifikuar nga tatuazhi që mbante teksa skuadra e zbulimit i kishte bërë një fotografi nga momenti që po qendronte në Ballkon.
Ky duket të jetë edhe momenti kur policët kolumbianë janë siguruar se bëhej fjalë për personin që po kërkonin.
Hoxha tha në Abc Live me Sibora Bitrin, se Klironomi, i njohur edhe si “Gucci”, për herë të fundit ishte lokalizuar pikërisht në banesën ku u kap, ndërsa policia ishte kujdesur që të kishte shumë gazetarë dhe kameramanë në momentin që do të kryente arrestimin.
“Deniz Klironomi është vendosur në Amerikën Latine për t’i shpëtuar kërkimit nga Interpoli në fillim, por duke ndejtur në ilegalitet normalisht ka krijuar marrëdhënie me kartelet e drogës atje. Kështu ka nisur edhe trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri. Qyteti ku ai rrinte ka portin më të madh të Kolumbisë në Atlantik dhe nga ky port janë dërguar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine në Europë”, tha Hoxha duke shtuar se shqiptarët që merren me trafik kokaine në Amerikën Latine mbajnë dokumente të shteteve të Bashkimit Europian dhe jo të Shqipërisë.
“Mbajnë kryesisht mjete identifikimi të Greqisë, Polonisë, Rumanisë apo Italisë për të lëvizur me lehtë”, tha Hoxha.
Si u kap
Që nga fundi i vitit 2020, studiues nga Dijin de la Polic kishin marrë informacione për “Guccin”, një trafikant famëkeq droge në bregun verior të Kolumbisë, kinse nga Republika e Kosovës, i cili rezultoi të ishte një nga kriminelët më të kërkuar në Evropë.
“Gucci” me sinjal të kuq nga Interpoli, ishte një nga më të kërkuarit në Evropë”, tha kolonelja Olga Salazar, drejtoreshë e Policisë Dijin.
Një grup i posaçëm hetuesish nisi ndjekjen, por sa herë i afroheshin ai zhdukej pasi “çdo muaj ndryshonte vendbanimi. Kështu ishte për rreth 7 muaj derisa arritëm në një apartament në Barranquilla,” zbuloi një hetues i Policisë Dijin.
Për një javë, shqiptari me pseudonimin “Gucci” nuk doli as në dritare, derisa më në fund arritën ta shikonin dhe një tatuazh në krahun e majtë bëri të mundur identifikimin e tij.
Por kur ai u kap, sipas hetuesve të Dijín, ai u tha uniformave blu “se diçka mund të ndodhte me njerëzit që përdorën forcën për ta ekstraduar, si një kërcënim. Përveç kësaj, ai ka folur me njerëz në Rumani dhe Shqipëri, ku ka thënë se ka paguar para që të mos e ekstradojnë.”
Koloneli Salazar shpjegoi se “Gucci” akuzohet se është partner financiar i grupit kriminal “Los Pachenca”, i cili kryen krime në bregun verior të Kolumbisë.
Autori po mbahet në një burg të sigurisë së lartë në Bogota, ndërkohë që kanë përfunduar procedurat për ekstradimin e tij përkatës. /abcnews.al