E zbulon në Abcnews.al, Klajdi Musabelliu: Pas 19 vitesh kthehem te Kënga Magjike

schedule19:01 - 16 Prill, 2022

schedule 19:01 - 16 Prill, 2022

Klajdi Musabelliu ishte i ftuari i javës për Abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka. Ai foli për daljen e parë publike plot 20 vite më parë por edhe për projektet e ardhshme.

Gjatë intervistës Klajdi u shpreh për një këngë të re me të cilën ai mund të rikthehet në Këngën Magjike.

Ky do ishte një rikthim mbas 19 vitesh në këngën magjike ku Musabelliu mori pjesë në vitin 2003 për herë të parë dhe të fundit. Pavarsisht se këngëtari nuk e ka vendosur akoma rikthimin në këtë kompeticion kjo do ishte një surpizë e bukur për publikun shqiptarë që e ka ndjekur atë ndër vite.

– Kur do kemi këngë të reja Klajdi?

– Vitin e kaluar nxorëm dy këngë “Lacky” “E di”. Dy projekte që i kam realizuar me Arbrin të cilin e përshëndes dhe falenderoj. Jam duke mbyllur një projekt tjetër, për të mos thënë që është mbyllur audio. Tashmë të shohim nëse do i realizojmë ndonjë videoklip apo do t’a çojmë në kompeticione festivale si kënga magjike … Një festival i cili kam marrë pjesë vetëm një herë në vitin 2003 dhe nuk e di pse nuk kam marrë pjesë më…

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!