E vrau ish-i dashuri i partneres, Martin Çeço u njoh me 18-vjeçaren në byrektore, ajo kishte lidhje me autorin 25 vjet më të madh

schedule15:15 - 21 Qershor, 2022

schedule 15:15 - 21 Qershor, 2022

Detaje të reja kanë dalë nga krimi që tronditi opinionin publik, ku 26 vjeçari, Martin Çeço u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.

Ai fillimisht u raportuar i mbytur por pas ekspertizës, rezultoi se ai ishte vrarë fillimisht. Në trupin e viktimës, ekspertët kriminalistikë të Policisë së Korçës kanë evidentuar në pjesën e fytit shenja që policia dyshon se i janë shkaktuar nga 3 persona të cilët tashmë janë arrestuar. Kështu në pranga përfunduan Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj. Dy të fundit kushërinj me njëri tjetrin. Autorët akuzohen se pasi e kanë mbytur me litar 26-vjeçarin e kanë futur rezervuar për të fshehur gjurmët ndërsa jashtë tij kanë lënë shapkat e të riut për të krijuar dyshimet për vetëvrasje.
Shkak i vrasjes dyshohet se u bë një vajzë Martina. P.

Burime bëjnë me dije se Martin Çeço kishte njohje me vajzën me të cilën komunikonte vazhdimisht. Për këtë fakt janë vënë në dijeni autorët të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë këtë bisedë pasi njëri prej tyre ishte në lidhje me vajzën.

Valter Mollaj 43 vjeçari i martuar, nga fshati Marjan i Korçës, kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Tinën, por pas ndarjes ai kishte vijuar kontrollin ndaj të resë. Tina, punonte në një byrektore, pikërisht vendi ku për herë të parë u takuan me Martin Çeçon, ku do të niste dhe historia e dashurisë.

Sipas deklaratës së dhënë nga Blenti Angjo, pas arrestimit të tij dhe dy kushërinjve ku ai punonte, ai deklaroi se vrasjen me litar e kreu Valter Mollaj, personi i cili gjatë gjithë kohës e kërcënonte 26 vjeçarin, për të ndërprerë lidhjen e tij me 18 vjeçaren.

/abcnews.al/