“E vinte ujin në zjarr për fenë?” Pëllumb Xhufi tregon detaje për historinë e Skënderbeut: Është parë si meteor

schedule22:55 - 28 Janar, 2020

schedule 22:55 - 28 Janar, 2020

I ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, historiani Pëllumb Xhufi ka folur për figurën e heroit shqiptar, duke treguar edhe detaje nga libri i tij,“Skënderbeu, Ideja dhe ndërtimi i Shtetit Shqiptar”.

Xhufi është ndalur te historiani, Oliver Jens Schmitt i cili është i njohur për librin e tij të famshëm “Skenderbeu”, një kritikë për biografinë e heroit kombëtar shqiptar.

Xhufi theksoi se kur flitet për historinë e shqiptarëve, historinë e vjetër të mësjetës flitet me një lloj lirshmërie apo edhe papërgjegjshmërie.

“Shkenca ka disa parime, nuk mund të shkruajë kushdo. Schmitt ka merita të mëdha, ia njoh kompetencën, por më çudit përzgjedhja e tij për të nxjerrë një Skëndërbe që përputhet me klishet e një Shqipërie të vjetër, Shqipëri e Kanuneve, duke rënë në kundërshtim më veten e tij. Ai vet thotë se Skëndërbeu ka qenë një burrë shteti i nominuar, ndërsa nga ana tjetër e nxjerr si një njeri të kanunit i cili bëri një luftë titanike 25-vjeçare për një gjë të shpikur të tij sepse Skëderbeut sulltan Murati i kish vrarë babain, gjë që nuk vërtetohet.

Ata që kanë pretenduar se i ati i Skëndërbeut kishte vrarë sulltanin janë bazuar vetëm në një dokument?

Xhufi: Schmitt ka marrë dhe ka vlerësuar një dokument që e kanë parë edhe të tjerë para tij. Është një letër që i bën ambasadori i princit të milanit ishte amabsadori i atashuar tek Papa i Romës dhe i jep dy lajme në dy letra të ndryshme. Skëndërbeu me Venedikun në atë kohë ishte në luftë. Një historian nuk bazohet në thënie. Ishte një lajm i përhapur qëllimisht për të dezinformuar. Nëse do të ishtë e vërtetë do e thoshte edhe vetë Skëndërbeu.

Më tej ai shprehet se Schmittt arrin deri aty sa të thotë se Skëndërbeu vepronte në një hapësirë lufte, dhe këtë hapësirë e specifikon se nuk ishte një hapësirë shqiptare. Gjëra të cilat janë të padrejta. Xhufi thotë se Schmitt Skëndërbeun tenton ta bëjë jo shqiptar duke thënë se: “Skëndërbeu qe produkt i një qytetërimi të lartë sllavo-bizantin”.

Gjithashtu ai thekson se e keqja e Schmitt është se në librat e tij bazohen edhe historianë të mëdhenj. Të gjitha fjalët që ka i ka të gabuara, por është historiani i mesjetës më i miri që ka Anglia sot, por ai ia lejon vetës dhe flet broçkulla dhe e keqja është se ky njeri më mirë se kushdo e njeh dokumentacionin e Skënderbeut, por i injoron.

Çfarë dimë për historinë absolute të Skënderbeut?

Xhufi: Historiani amerikan i mesjetës, thotë për Skëndërbeut se ka qenë një strateg gjenial që u bë një legjendë që në kohën e tij. Tentoi të bënte një shtet shqiptar. Lirinë shqiptarët e kanë dashur të gjithë edhe krerët e vegjël të malësive, por e kuptonin shumë ngushtë lirinë, ndërsa Skënderbeu donte ta bënte mbretëri duke zgjedhur një rrugë të vështirë, në luftë kundër invazionit osman. Këtu qëndron gjenialiteti, Xhufi ngre pyetjen: Përse Skënderbeu zgjodhi vitin 1443 për të shpallur kryengritjen? Pikërisht në atë vit 1443-1444 turqve osmanë ia mbyllën portën për të depërtuar në Europën Qendrore. Skënderbeu ka qenë një luftëtar pa kompromis dhe duke ndalur vërshimin osman në Europë ai rriste edhe autoritetin e tij. Ndërkohë duke u bërë barrierë kundër osmanëve mori përkrahjen e gjithë perëndimit.

E vinte ujin në zjarr për fenë?

Xhufi: Ai e thotë hapur se nga momenti që pagëzohemi jemi të gjithë njësoj. Është një vështrim krejt laik i fesë, i ati i tij ka ndërruar fe, vetë Skëndërbeu ka kaluar në përvojën e tre feve të ndryshme.

Xhufi thotë se Skëndërbeu është parë si një meteor, nuk pati as parahistori as prapahistori.

Kush janë arkivat më të rëndësishme?

Janë të Venedikut, 25 vëllime me epokën e Skënderbeut.

Nuk ke frikë se mund të dalë ndonjë dokument që mund të përgënjeshtrojë pretendimet?

Xhufi: Nëse do të dalin unë e botoj nuk e fsheh. Ka shumë fonde që nuk janë parë fare. Janë të Vatikanit, Napolit, të Hungarisë, por edhe të Francës.

Sa i përket arkivave turke ai shprehet se nuk ka asnjë të dhënë prej tyre.

Çfarë vendi zenë autorët shqiptarë?

Xhufi: Janë më përpara të gjithëve, duke pasur parasysh Fan Nolin i cili ka bërë tentativën e parë për të shfrytëzuar edhe burimet kërkimore.

Gjithashtu ai theksoi se nuk kemi albanalogë siç ka pasur para 200 vjetësh, nuk është më ai interes, ndërsa theksoi se historia e Shqipërisë ka shumë boshllëqe edhe pse ka shumë materiale.

/abcnews.al