Ora shënonte 1.20 kur patrulla e përgjithshme e Elbasanit konstatoi në mes të rrugës një të moshuar, e cila nuk kishte se ku të shkonte.
Siç raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja, pas konstatimit, dy efektivë policie, një grua dhe një burrë iu afruan asaj për të kuptuar rrethanat e qendrimit jashtë në atë orë të natës duke marrë përgjigjen se asnjë autobus apo furgon nuk e kishte marrë për ta dërguar në shtëpi.
Në këto kushte, policia vuri në dispozicon furgonin e patrullës për ta dërguar të moshuarën në shtëpi, e cila endej rrugëve të qytetit pa ditur se ku të shkonte dhe për më tepër, në mungesë të një mjeti transporti. /abcnews.al