E vërteta e negociatave me BE në “Byro Politike”

schedule10:50 - 28 Qershor, 2018

schedule 10:50 - 28 Qershor, 2018

Qershori 2019 do të jetë përcaktuesi kryesor se çfarë do të ndodhë me këtë procesin e hapjes së negociatave me BE-në. Mazhoranca e ka konsideruar sukses, kurse opozita dështim. Për të folur rreth këtij procesi në studion e “Byro Politike” kanë diskutuar Grida Duma, deputete e PD-së, Ervin Bushati deputet i PS-së, Klajda Gjosha deputete e LSI-së, Alfred Peza, gazetar dhe në lidhje direkte zv/ministri për Europën, Gent Cakaj.

Për deputeten demokrate Grida Duma. ky është një kthim mbrapa në një kohë që pritej një PO e sigurtë sipas deklaratave të qeverisë. Sipas Dumës krimi i organizuar dhe droga janë kthyer në një dokument të paprecedentë. “Është e papranueshme strategjia që kemi fituar, pasi jemi të fundit në rajonin ballkanik”.

Deputeti socialist Ervin Bushati deklaroi se Shqipëria ka një rrugë të pakthyeshme drejt BE-së dhe në qershor pritet të hapen negociatat, falë progresit të reformave. Për Bushatin mbetet ende shumë për të bërë dhe qeveria do të vijojë të plotësojë kërkesat.

Depuetetja e LSI-së Klajda Gjosha e konsideron  vendimin një dështim triumfin e paraqitur nga qeveria, Sipas saj ky është një mashtrim i madh që u bëhet shqiptarëve, si politikisht dhe teknikisht. “Vendimi nuk ka të bëjë fare me çeljen e negociatave të Shqipërisë, por do të diskutohet në qershor të 2019. Shqipëria do e këtë të pamundur edhe qershorin e 2019. Ne kemi disa kushte që i janë shtuar vendit tonë që kanë të bëjë me reformën zgjedhore dhe azilkërkuesit”.

Gazetari Alfred Peza citoi presidentin Meta, i cili thotë se ne duhet ta vlerësojmë vendimin e KE dhe Knut Fleckenstein. Në këndvështrimin e tij, Peza thekson se është hapur drita jeshile për çeljen e negociatave në Qershorin 2019 dhe nuk ka kthim prapa.

Zv/ministri për Europën Gent Cakaj në një lidhje direkte në ABC News tha se nuk bëhet fjalë për kushte të reja, por për thellim të reformës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!