E veja e Navalny: Vdekja e tij tregoi se nuk mund të negociosh me Putinin

schedule12:27 - 28 Shkurt, 2024

schedule 12:27 - 28 Shkurt, 2024

E veja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny i është drejtuar sot Parlamentit Europian, duke folur për vdekjen e bashkëshortit të saj dhe nevojën për të mbështetur të burgosurit politikë në Rusi.

Ajo nisi fjalimin duke kujtuar se si ajo dhe Navalny shkuan në Strasburg në një udhëtim së bashku pasi ai u helmua në vitin 2020, duke e cilësuar si një nga qytetet e preferuara.

Navalnaya tha se ishte kthyer në Strasburg, por këtë herë pa familjen e saj, duke përgatitur funeralin e Navalny.

 “Varrimi do të bëhet pasnesër dhe nuk jam ende e sigurt nëse do të jetë paqësor apo nëse policia do të arrestojë ata që kanë ardhur për t’i thënë lamtumirën, Alexei”, tha ajo.

Navalnaya foli edhe për dy vjetorin e agresionit rus në Ukrainë, duke e cilësuar një luftë brutale.

“Por kanë kaluar dy vjet, ka shumë rraskapitje, shumë gjak, shumë zhgënjim dhe Putini është ende aty”, tha ajo.

Navalnaya shtoi se njerëzit tani janë mësuar me luftën dhe se njerëzit filluan të thonë: “Epo, ne do të duhet të arrijmë një marrëveshje me Putinin”.

“Dhe më pas Putin vrau burrin tim, Alexei Navalny,” vazhdoi ajo.

Ajo tha se Navalny u torturua për tre vjet me urdhër të Putinit, u la i uritur në një qeli të vogël, i shkëputur nga bota dhe më pas e vranë.

“Vrasja e Navalny i ka trguar botës se Putini është i aftë për çdo gjë dhe se më të nuk mund të negociosh. Alexei frymëzoi njerëzit pavarësisht kufizimeve që Putini i vendosi gjatë jetës së tij.

Kur nuk u lejua të dilte në TV, ai iu drejtua Youtube.  Edhe në gulagun e Putinit, Alexei arriti të transmetonte ide për projekte që shkaktuan frikë të Kremlini”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se Putini nuk mund të lëndohet nga sanksionet apo rezolutat, apo në bazë të moralit dhe rregullave.

“Nëse vërtet dëshironi të mposhtni Putinin, duhet të bëheni një novator. Dhe duhet të ndaloni së qeni i mërzitshëm. Nuk mund ta lëndosh Putinin me një rezolutë tjetër ose me një paketë tjetër sanksionesh që nuk ndryshojnë nga ato të mëparshmet.

Nuk mund ta mposhtni atë duke menduar se ai është një njeri që ka moral dhe rregulla”, theksoi ajo.

Navalanaya tha se Putini duhet të mbajë përgjegjësi për atë që i ka bërë Rusisë, Ukrainës dhe burrit të saj.

“Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexeit.”

“Burri im nuk do të shohë kurrë se si do të duket Rusia e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Dhe unë do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet, që e keqja të mposhtet dhe kjo e ardhme e bukur do të vijë”, përfundoi fjalimin e veja e Navalnyt.

Eurodeputetët çohen në këmbë duke e duartrokitur ndërsa ajo përfundon fjalimin e saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!