Mbrëmjen e djeshme Napoli arriti fitore të madhe ndaj Juventusit, duke e mposhtur me shifrat 1-0 dhe siguruar tre pikë me shumë rëndësi. Amir Rrahmani duket se po e shfrytëzon në maksimum mungesën e Manolas e po fiton besimin e trajnerit Gattuso.
Mbrëmjen e djeshme ai arriti të bllokojë Ronaldo&Co dhe të fitojë penalltinë vendimtare pas një dueli me Chiellinin në zonë. Pas ndeshjes ish-mbrojtësi i Partizanit meritoi elozhet e Gattusos, i cili me siguri ka ndryshuar mendim në lidhje me aftësitë e kapitenit dardan.
“Pësuam dy gola të pabesueshëm kundër Atalantas në mesjavë, por sot i thyem linjat mirë. Dua të veçoj Amir Rrahmanin që ka punuar aq shumë, pavarësisht se ka pasur shumë pak minuta lojë dhe Nikola Maksimovic, kontrata e të cilit po mbaron, por ai po jep gjithçka.
Gabimet mund të ndodhin, ne nuk kemi shumë kohë për të punuar, por përpiqemi ta bëjmë gjithmonë maksimumin”, u shpreh Gattuso. /abcnews.al