“E urrej merkaton, lojtarët përdoren si produkte”

schedule21:48 - 3 Shkurt, 2023

schedule 21:48 - 3 Shkurt, 2023

Trajneri i Sevilla-s, Jorge Sampaoli, iu kërkua të fliste për merkaton e futbollistëve.

Në deklaratat para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Barcelonës, trajneri argjentinas ka bërë të qartë se nuk i pëlqen aspak periudha e transfertave, duke theksuar se futbollistët trajtohen si produkte.

“I urrej merkatot e transferimeve. Është gjithmonë e vështirë për mua të flas për këtë temë. Kur hyj në dhomat e zhveshjes shoh njerëz përballë meje. Por në periudhat e transfertave futbollistët trajtohen si produkte, si një kuti me domate. Ndonjëherë skuadrat shpenzojnë shuma të mëdha parash dhe gjashtë muaj më vonë futbollisti për të cilin kanë paguar kaq shumë miliona, largohet si huazim dhe klubit nuk i kthehet asnjë euro”, tha trajneri i andaluzianëve. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!