“E theu në mes John Cena, apo ju duk vetja Ronaldinho”, Tierney bëhet gazi i botës

schedule09:56 - 9 Nëntor, 2020

schedule 09:56 - 9 Nëntor, 2020

Kieran Tierney është bërë “meme” në Twitter, pasi në ndeshjen kundër Aston Villa përfundoi në tokë në tentativë për të goditur topin. Pa asnjë kundërshtar, skocezi rrëshqiti dhe më pas video ka bërë xhiron e internetit.

Gary Lineker e ka shoqëruar vetëm me një të qeshur videon e rrëzimit të Tierner, ndërsa një tjetër shkruan: “Tierney sulmohet nga Mesut Ozil”.  “Ai mendoi se ishte Ronaldinho dhe më pas kuptoi se ishte Kieran Tierney në më pak se një sekondë”, është komenti i radhës.

Nuk ndalen me kaq fansat, teksa ka edhe krahasime të tjera: “Mos e theu në mes John Cena, siç ia bën Randy Ortonit”. Shakatë nuk kanë të mbaruar, me një tjetër që shton: “Çfarë numri nga Tierney”. Për t’i parë të gjitha perlat, mjafton një “search” me emrin e futbollistit të Arsenal në “Twitter” dhe batutat janë nga më të ndryshmet. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1325520465968979973

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!