“E thënë nga një që ka bërë hundën”, Xhensila Pere: Lëreni bisturinë, por merrni ndonjë libër

schedule20:26 - 3 Gusht, 2020

schedule 20:26 - 3 Gusht, 2020

Xhensila Pere është bërë pjesë e Edicioni Veror 2020”. Ashtu siç ajo shpeshherë është shfaqur pa komplekse dhe e drejtpërdrejtë  foli për situatën e vështirë të izolimit.

Nën shoqërinë e gazetares Irini Meçe  zbuloi detaje nga projektet  e saj televizive për sezonin e ardhshëm, ndërsa foli edhe për transfomimin e saj në pamje.

“Nëse një vajzë ka vetëbesimin edhe nëse është më pak e bukur, të siguroj se e zotëron shumë mirë skenën. Të gjitha femrat janë të bukura. Lëreni bisturinë, por merrni ndonjë libër dhe investoni këtu, (në dije)… E thënë nga një që ka bërë hundën”, u shpreh ajo mes batutash gjatë bisedës me gazetaren Meçe.

Po ashtu ajo tregoi se ka qenë kundër ndërhyrjeve , por theksoi se ka bërë ndërhyrje estetike në hundë dhe se kishte një problem shëndetësor që e çoi drejt një operacioni.

Por pavarësisht kësaj ajo shtoi: Tani ndjehem më mirë sepse mund të ulem të rri si të dua dhe të gjitha profilet e mia janë shumë të bukura. Unë kam qenë kundër ndërhyrjeve, por jam pro korrigjimeve duke ruajtur identitetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!