Oliver Giroud ka pranuar ofertën e Paolo Maldinit për t’u veshur kuqezi në dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi francez, i cili do të largohet me parametra zero nga Chelsea, do të firmosë me një rrogë prej 4 milion eurosh në sezon.
Vetëm zyrtarizimi mungon për kalimin e 34-vjeçarit nën urdhrat e Stefano Piolit. Ndërkohë, La Repubblica shkruan se Paolo Maldini po tenton një shkëmbim me Sevilla: Samu Castillejo në ekipin andaluzian dhe Papu Gomez te Milani.
“Djalli” e tentoi edhe në janar fantazistin argjentinas, por Atalanta vendosi të mos e shiste në Serie A. 33-vjeçari mbulon disa pozicione në repartin ofensiv, ndjen mall për Italinë dhe nuk do mendohej dy herë për të kaluar te Milani. /abcnews.al