E shkrepën para se të sulmoheshin me armë, fotografia e dy nxënësve të vrarë në Deçan

schedule21:28 - 27 Nëntor, 2021

schedule 21:28 - 27 Nëntor, 2021

KOSOVË-Kjo fotografi është shkrepur para se sulmi me armë t’u merrte jetën 2 nxënësve dhe shoferit në Glloçan. Në këtë foto janë Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj, 2 nxënësit që humbën jetën tragjikisht. Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha për T7 se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

Ishte një person me maskë ai që sulmoi pabesisht autobusin me nxënës dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, duke e qëlluar me armë.

Përveç tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

24 orë pas krimit të rëndë, Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e masakrës. Pistat e hetimeve janë disa. Policia ka deklaruar se ky sulm mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona.

Lexo edhe: Sulmi me armë në Deçan, ministri i Brendshëm: I bëj thirrje vrasësit të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Svecla, i ka bërë thirrje vrasësit të dorëzohet në polici. Gjithashtu ka kërkuar ndihmë nga kushdo që ka sado informacion të vlefshëm për të zbardhur rastin. Ngjarja e rëndë tronditi shqiptarët kudo. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!