Dy persona në Greqi kanë rrahur një të moshuar me shkop dhe më pas kontrolluan të gjithë cepet e shtëpisë së tij. Në largim i morën, celularin dhe çelësat e makinës por nuk mund të merrnin dot me vete automjetin.
Sipas autoriteteve dy banditët ishin bashkë me dy persona të tjerë të cilët qëndruan jashtë për të monitoruar.
I moshuari u gjet i plagosur të nesërmen nga ndihmësi i tij shtëpiak dhe më pas u dërgua në spital, ku pas rreth 10 ditësh ai iu nënshtrua plagëve të tij. Si pjesë e hetimeve të kryera nga Policia e Sigurisë, u morën nga shtëpia shenja gishtash./mv. abcnews.al