E rëndë, po luante me armën, vdes 10-vjeçari në Shkodër

schedule22:15 - 9 Gusht, 2022

schedule 22:15 - 9 Gusht, 2022

Një fëmijë 10 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Samrisht të Shkodrës.

I mituri ka marrë plagë të rënda duke ndërruar jetë direkt. Mësohet se 10 vjeçari ka qenë duke luajtur me armën kur ajo është shkrepur.

/Abcnews.al/