Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ugana, ku dhjetë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Arua, të Ugandas, ku fëmijët në momentin që janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke lozur futboll.
Shiu i fortë e furtuna i detyroi ata të futen nën një strehë, derisa ishin bërë tërë ujë duke luajtur.
Rrufeja e goditi strehën e hekurt e aty vdiqën 10 fëmijët. Nëntë fëmijë të moshave 13-15 vjeçe vdiqën menjëherë e njëri prej tyre rrugës tek po dërgohej në spital.
Ndërkohë tre fëmijë tjerë që ishin me ta kanë mbijetuar dhe janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal të Ugandas./abcnews.al