Pacientët me COVID-19 do të ‘dërgohen për të vdekur në shtëpi’ nëse janë shumë të sëmurë në një rajon të Teksasit. Rajoni Starr nuk ka raportuar asnjë rast me koronavirus në 3 javë dhe e gjitha falë masave të marra.
“Një model për vendin”, tha gjykatësi i qarkut të Starrit, Eloy Vera.
Por pasi guvernatori i Teksasit, Greg Abbott lëshoi urdhër për rihapjen e vendit duke tejkaluar kontrollin dhe vendimmarrjen lokale, rastet e COVID-19 u rritën.Tani është raportuar një numër alarmues i rasteve të reja çdo ditë, sipas të dhënave. Spitali Memorial i rajonit të Starrit është i tejmbushur me pacientë COVID-19.
Një bord shëndetësor është krijuar të autorizojë udhëzimet e kujdesit kritik që do të ndihmojë punonjësit e mjekësisë të përcaktojnë mënyrat e shpërndarjes së burimeve të pakta mjekësore për pacientët me shansin më të mirë për të mbijetuar.
Një komitet do të vlerësojë se cilët pacientë me COVID-19 ka të ngjarë të vdesin dhe t’i dërgojnë ata në shtëpi me familjen, tha Jose Vasquez, drejtor i spitalit Memorial Starr.
“Situata është e dëshpëruese,” tha Vasquez. “Ne nuk mund të vazhdojmë të funksionojmë në këtë formë dhe raportet janë befasuese. Tani duhet të vlerësojmë se cilat raste mund të mbijetojnë nga koronavirusi dhe ato që vlerësohen se nuk mund të shërohen, do lejohen të vdesin në shtëpi”, shtoi ai.
Rajoni Starr, me një popullsi prej 61,000 banorësh, ndodhet 230 milje në jug të San Antonios. Vendi ka 1,432 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 15 viktima.
Spitali Memorial transferon pacientët me COVID-19 çdo ditë në qarqe të tjera, madje edhe jashtë shtetit, por shtretërit spitalore janë duke u tejmbushur, tha Vasquez. /abcnews.al