Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 62-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Policia bën me dije se i moshuari ka vrarë veten në banesën e tij.
Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje ku dhe po punon për zbardhjen e detajeve të ngjarjes.
Njoftim policie
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/