E rëndë në SHBA, babai merr kujdestarinë e vajzës, e më pas e vret

schedule08:53 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 08:53 - 10 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më SHBA, ku babai ka vrarë vajzën e tij 12 vjeç pasi mori kujdestarinë. Ngjarja ka ndodhur në Monroe County, Tennessee. Përpara se gjykata të vendoste në favor të të atit, gjyshja e vajzës kishte luftuar për të marrë kujdestarinë por nuk ia doli.

Nëna e 12 vjeçares kishte vdekur në vitin 2016 në një aksident automobilistik. 12 vjeçarja kaloi një periudhë në një jetimore përpara se babai i saj, Leonard Ahearn, të fitonte kujdestarinë e saj.

Sipas Dunning, vajza e saj ishte divorcuar nga Ahearn pak para se të vdiste dhe ndaj tij ka pasur një urdhër gjykate që e ndalonte të shihte Angel.

/abcnews.al