E rëndë në Pogradec, tenton t’i djegë banesën një gruaje 50-vjeçare, policia e heton

schedule15:54 - 6 Nëntor, 2021

schedule 15:54 - 6 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 41-vjeçar raportohet se ka tentuar të djeg banesën e një gruaje 50-vjeçare.

Mësohet se autori është J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas. Po në këtë fshat 41-vjeçari ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec filluan procedimin penal për shtetasin J. P., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas dyshohet se ka tentuar të djegë me zjarr banesën e shtetases V. M., 50 vjeçe. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!