E rëndë në Maqedoninë e Veriut, 52-vjeçari shqiptar qëllon me armë një vajzë dhe vetëvritet

schedule12:14 - 8 Mars, 2024

schedule 12:14 - 8 Mars, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Maqedoninë e Veriut.

Një 52-vjeçar shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka qëlluar me armë zjarri një vajzë 30-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë me armën e krimit. E reja është transportuar me urgjencë në spital dhe mësohet se i është nënshtruar një operacioni.

Sipas asaj që shkruajnë mediat maqedonase të dy kanë qenë bashkë në makinë, ndërsa vajza ka zbritur nga makina dhe ai i është vënë nga pas duke e ndjekur në këmbë dhe ka qëlluar drejt saj. Pasi ka qëlluar drejt saj disa herë, ka qëlluar veten në kokë.

Autori nuk u ka mbijetur plagëve të marra dhe për pasojë ka humnbur jetën, ndërsa gruaja ka shpëtuar, por është në gjendje të rëndë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!