E rëndë në Maliq/ 62-vjeçari shkon të presë dru në mal, kali e zë poshtë dhe e lë të vdekur në vend

schedule19:11 - 2 Tetor, 2023

schedule 19:11 - 2 Tetor, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq. Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend. Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!