E rëndë në Gjermani, rusi hedh nga ura një të mitur ukrainas

schedule14:32 - 4 Shtator, 2023

schedule 14:32 - 4 Shtator, 2023

Policia gjermane është vënë në kërkim të një shtetasi rus, i cili hodhi nga ura një të mitur ukrainas sepse guxoi të fliste në gjuhën e tij amtare.

Hetuesit e Prokurorisë së Göttingen po e trajtojnë sulmin e motivuar politikisht si tentativë për vrasje, e cila u krye javën e kaluar kundër një grupi fëmijësh të ulur në një urë në qytetin e vogël gjerman të Einbeck, të cilët të gjithë flisnin në gjuhën ukrainase.

Burri rus, që besohet të jetë rreth të 40-tave, e hodhi nga ura djalin e vogël përpara se të merrte një shishe qelqi dhe ta godiste në kurriz. Më pas, ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe fëmijët e tjerë u treguan prindërve për ngjarjen, të cilën prokurorët po e trajtojnë si tentativë për vrasje.

/abcnews.al