E rëndë në Fier/ Gjendet i vetëvarur 36-vjeçari në banesën e tij

schedule20:21 - 29 Nëntor, 2024

schedule 20:21 - 29 Nëntor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhupan në Fier. Mësohet se një 36-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij dhe është gjetur pa shenja jete nga familjarët.

“Rreth orës 19:30, në fshatin Zhupan, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi rreth 36 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews.la