E rëndë në Elbasan, qëllohet me armë zjarri ndaj policisë, 2 të plagosur

schedule13:31 - 24 Shtator, 2020

schedule 13:31 - 24 Shtator, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne Elbasan këtë të enjte, mësohet se është qëlluar me armë zjarri drejt policisë.

Nga të shtënat janë plagosur dy persona të cilët janë transportuar menjëherë në spital.

Autori i plagosjes është një 71 vjeçar, Lefter Zhidru.

Policia ka njoftuar zyrtarisht se dy personat e plagosur janë kalimtarë të rastit të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dëgjuar më shumë se 4 të shtëna ndërkohë që të shtënat vijojnë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e personit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Sipas policisë gjithçka ka nisur pas një sherri të 71-vjeçarit me bashkëshorten e tij, ku kjo e fundit ka njoftuar për ndihmë policinë.

Njoftimi i policisë: 

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!