E rëndë në Durrës, 24 vjeçari var veten në shtëpi

schedule19:00 - 17 Nëntor, 2021

schedule 19:00 - 17 Nëntor, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 24 vjeçar ka varur veten në shtëpi. Ai është gjetur pa shenja jete nga babai i tij.

Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur  pa shenja jete babai i tij“, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!