E rëndë, i infektuar me COVID 19 humb jetën 1 vjeçari në SHBA

schedule07:53 - 29 Mars, 2020

schedule 07:53 - 29 Mars, 2020

Një fëmijë një vjeç ka humbur jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi është konfirmuar me koronavirus.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se Departamenti i Shëndetit Publik i Illinois (IDPH), në Çikago ka raportuar humbjen e fëmijës të cilët kanë theksuar zyrtarisht se fëmija ishte prekur nga koronavirusi, megjithatë Covid-19 nuk është përcaktuar ende si shkaku përfundimtar i vdekjes.

“Kjo është hera e parë që një foshnje e infektuar nga Covid-19 vdes”, tha drejtori i IDPH, Dr. Ngozi Ezike në një deklaratë. Ndërkohë deri më tani fëmijët dhe foshnjat nuk janë konsideruar të ekspozuar ndaj rrezikut nga Covid-19./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!