Një 44-vjeçare në Oklahoma të SHBA-ve akuzohet se ka vrarë nënën e saj 72-vjeçare, e cila vuante nga demenca.
Policia arrestoi Jade Watts pas një hetimi për rrethanat e vetëvrasjes së Linda Watts më 10 shtator.
Gjatë hetimit të tyre, detektivët e Vrasjeve të Policisë së Shtetit të Oklahoma zbuluan se 44-vjeçarja “i kishte siguruar me dashje një armë zjarri viktimës, duke e shtyrë atë të merrte jetën e saj”, thuhet në njoftim.
Policia siguroi gjithashtu një video nga një kamera e brendshme brenda shtëpisë, e cila, sipas New York Post, tregonte Jade Watts duke sharë nënën e saj, duke e quajtur atë “bebe” dhe duke e kërcënuar duke i thënë të “merrte pilulat për të vdekur”.
44-vjeçarja doli nga dhoma e gjumit e nënës së saj dhe më pas u kthye me një armë, duke i treguar se si ta hiqte nga këllëfi dhe i tha: “bëj çfarë të duash me të”, përpara se të largohej dhe të kthehej përsëri, duke kërcënuar nënën e saj.
E moshuara më pas ktheu armën kundër vetes, qëlloi dy herë veten./abcnews.al