E rëndë, edukatorja në Ukrainë mbyt 1-vjeçaren me jastëk

schedule16:40 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:40 - 5 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku një edukatore ka mbytur me jastëk një vajzë 1-vjeçare. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Zaporizhia në juglindje të Ukrainës,ndërkaq policia ka arrestuar për vrasje edukatoren Irina Sukhanova, 51-vjeç.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur edukatorja i vendosë jastëkun në fytyrë, para se të tentonte ta vinte në gjumë. Ndër të tjera mësohet se kjo vogëlushe është mbytur nga të vjellat e saj, sepse fytyrën e kishte të mbuluar me jastëk. E në vend se t’i telefononte menjëherë autoambulancës, Sukhanova akuzohet se ka tentuar të fshinte pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjatë seancës gjyqësor, Sukhanova ka mohuar akuzat e prindërve se kishte mbytur vajzën e tyre të vogël duke bërtitur në sallë “nuk e kam mbytur fëmijën tuaj”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!