“E rëndë ajo që më ndodhi, punë shqiptarësh”, Çinari: Partizani mund të dalë kampion

schedule17:34 - 21 Janar, 2021

schedule 17:34 - 21 Janar, 2021

Erald Çinari, sulmuesi anësor i Partizanit, para derbit me Tiranën ka folur në emisionin “Gol pas Goli” për dënimin dhe rikthimin. “Kur mora lajmin isha shumë i emocionuar. Nuk ia uroj asnjë futbollisti ta kalojë. Të rrish gjashtë muaj pa futboll është diçka e rëndë. Të kthehem sot të luaj është si një ëndërr”.

“Asgjë nuk ka ndodhur. Përderisa jemi këtu, përderisa unë u lirova, përderisa Partizanit iu hap merkato. Kjo tregon ehe pafajësinë tonë. Për më gjatë e dinë avokatët. Nuk mund të them gjëra që nuk i di, jo se nuk më takojnë”.

“Unë ika tek Alaves, pasi m’u dha një fjalë. Kishte shkëmbim email-esh mes Vllaznisë dhe Alaves. Pastaj, siç ndodh në Shqipëri që çdo gjë e bëjmë mbrapsht, kështu shkoi edhe kjo punë”.

“Kam gjashtë muaj pa luajtur dhe çdo futbollist do e kishte të vështirë. Kur vetëm stërvitesh të bie motivimi. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Nga ana financiare pritet deri në fund, ka pasur një vendim paraprak por ende nuk ka përfunduar”.

“Partizani kampion? Pse jo! Kualitetet i ka Partizani, një pjesë e grupit kampionë janë këtu, djemtë janë të mirë. Tre ndeshje janë, 9 pikë janë larg.  Aty-aty jemi, kampionati është i gjatë dhe pse të mos e tentojmë titullin”.

“Sfida me Krymin, mikun e tij të Vllaznisë? Mund ta pyesni Krymin, e urova pas fitores në Ballsh. Por i thashë tani kujdes, se e di vetë se kush të ka ardhur përballë. Unë kam miqtë e mi te Vllaznia, me të cilët jam rritur me ta. Disa vite kam dalë me ta kampion me moshat. Edhe sponsori Xhaferi ka bërë një punë të madhe atje, ndaj duhet t’i themi bravo”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!