Një shqiptar nga Kosova ka vrërë me thikë një bashkëmoshatar të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Karlsruhe të Gjermanisë, ku 19 vjeçari nga Kosova ka vrarë me thikë pas një zënke të momentit një bashkëmoshatar të tij.
Mediat gjermane bëjnë me dije se ngjarja kka ndodhur në banesën e viktimës ku ishin mbledhur një pjesë të rinjsh të cilët gjatë qëndrimit kishin konsumuar alkool së bashku.
Sipas rrëfimeve të para të dëshmitarëve, i akuzuari ishte gjithashtu në banesën e viktimes dhe i kishte kërkuar që të largohej nga ahengu.
“Gjatë një konflikti verbal në hapësirën e shkallëve, personi i refuzuar ka nxjerrë thikën dhe ka goditur disa herë të dëmtuarin në pjesën e sipërme të trupit dhe në krahë”.
Pasi sulmuesi i dyshuar qe arratisur nga vendi i krimit, dëshmitarët kishin ndërmarrë masat e para të shpëtimit, të cilat u vazhduan nga policët të cilët i kishin thirrur. Por, mbërritja e një ekipi shpëtimi me ambulancë, ishte e vonuar për të sulmuarin.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. /abcnews.al