E reja humb kontrollin e “Golfit” në Mamurras e merr para barrierën anësore, në gjendje kritike për jetën

schedule21:18 - 1 Tetor, 2021

schedule 21:18 - 1 Tetor, 2021

Kurbin- Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, ku një 27-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore. Si pasojë 27-vjeçarja K.P., 27 vjeçe që ishte në timonin e makinës tip “Golf” ka mbetur e plagosur rëndë.

ABC ka siguruar pamjet e këtij aksidenti ku shihet se makina është shkatërruar plotësisht, pasi barriera anësore ka kaluar mes për mes sajë.

Raportohet se 27-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës dhe momentalisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Kujtojmë se disa kohë më parë një aksident i ngjashëm ndodhi në këtë aks rrugor, ku drejtuesi i mjetit shpëtoi mrekullisht nga përplasja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.

Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!