Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Korçë-Maliq këtë të enjte. Si pasojë ka humbur jetën një 21-vjeçare. Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu, S.Xh. ishte këmbësore në rrugë.
Autor i kësaj ngjarje është një 73-vjeçar grek me inicialet P.B., i cili drejtonte mjetin tip “Toyota”. Shoferi u shoqërua nga policia për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak.
Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al