E refuzoi në verë, oferta e United për Fati vë Barçën në mendime

schedule16:41 - 21 Nëntor, 2020

schedule 16:41 - 21 Nëntor, 2020

Barcelona ka në skuadër një nga talentet më të mëdhenj në skuadër dhe gjithkush do e donte Ansu Fati në skuadër. Në verë, kur klauzola e Fati ishte 170 milionë euro (tani 400 milionë), në drejtim të Barçës erdhi një ofertë prej 150 milionë eurosh nga Manchester United.

Drejtuesit e klubit spanjoll nuk u menduan fare në atë kohë dhe e refuzuan menjëherë ofertën e dërguar përmes agjentit të lojtarit, Jorge Mendes. Por situata financiare te Barcelona është shumë e vështirë dhe do i duhet të shesin për të ulur bilancet negative.

 

Kështu, Sport raporton se drejtuesit e Barcelonës po e mendojnë largimin e Fati për një shifër të arsyeshme. Mbetet për tu parë nëse ky lajm është i vërtetë, teksa Barcelona do të duhet të ulë për rreth 200 milionë euro pagat e lojtarëve ose të shpallë falimentin në fund të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!