E qëlloi se donte të ndahej/ Shkodër, konfliktet e çiftit, shkak i tragjedisë

schedule11:05 - 19 Shkurt, 2025

schedule 11:05 - 19 Shkurt, 2025

Konfliktet e vazhdueshme mes çiftit javët e fundit dhe kërkesa e gruas për t’u ndarë nga partneri dyshohet se janë bërë shkak për tragjedinë e ndodhur një ditë më parë në Shkodër. Ndonëse hetimet po vijojnë, burime konfirmojnë se 44-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve i kishte kërkuar partnerit, Kolë Manaj që të shkëpusin marrëdhënien.

Ajo që dukej si një histori dashurie e lumtur, e dokumentuar shpesh në rrjetet sociale me dedikime dhe premtime për përjetësi, përfundoi në mënyrën më tragjike.Paraditen e së martës, Kolë Manaj 34 vjeç brenda makinës së tyre, ai qëlloi  bashkëjetuesen dhe më pas edhe veten. Nga plumbi, ai ndërroi jetë në vend ndërsa gruaja është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Çifti bashkëjetonte prej rreth 5 vitesh dhe nuk kishin shfaqur probleme, përkundrazi të gjithë I njihnin për raportin e tyre të lumtur deri paraditen e 18 shkurtit.44-vjeçarja, rreth 6 vite më parë ishte ndarë nga bashkëshorti me të cilin kishte 3 fëmijë, 20,19 dhe 9 vjeç dhe aktualisht jetonte me të dashurin 10 vite më të ri.

Anila Ndoka ishte punonjëse sociale në një qendër komunitare në varësi të bashkisë Shkodër ndërsa bashkëjetuesi nuk kishte një punë të rregullt.

Kolë Manaj kishte shkuar për të takuar të dashurën e tij tek vendi I punës dhe janë futur në makinë për të diskutuar. Pas debatit, ka nxjerrë armën duke qëlluar 44 vjeçaren dhe më pas veten./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!