Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Komisionin Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kuadër të samitit të BE-së.
Von der Leyen e pyet Osmanin për Dua Lipën, presidentja e fton në festivalin “Sunny Hill” që do të mbahet në Kosovë, bashkë me Michel si dhe Macron. “Dua është mirë dhe shpresojmë t’iu kemi në kohën e Sunny Hill Festival që do zhvillohet në Kosovë ku [Dua] po sjell një line-up të mirë.”, tha Osmani.
“Jemi fansa të të njëjtës muzikante” shprehet Ursula teksa në atë moment, edhe Macron e kupton se për kë bëhet fjalë.
/abcnews.al