Paul Gascoigne u prangos gjatë muajit gusht për një sulm seksual ndaj një gruaje. Ish-lojtari i famshëm anglez e puthi atë në një tren që udhëtonte nga York drejt Newcastle. Gruaja denoncoi në polici dhe 52-vjeçari u shoqërua, për t’u lënë i lirë më pas.
Gascoigne ka dalë përpara trupit gjykues dhe është shpallur i pafajshëm. Gazza nuk i kurseu lotët në bankën e të akuzuarve dhe insistoi se nuk ka patur qëllim të sulmonte seksualisht “viktimën”.
“Një pasagjer e kishte ngacmuar më parë dhe kishte abuzuar me të. Unë thjeshtë e putha, e bëra që t’i rris moralin dhe vetëbesimin”, theksoi Gascoigne, i cili arriti t’i shpëtojë burgut dhe të shpallet i pafajshëm. /abcnews.al