Autori grek i vrasjes së një 58-vjeçari shqiptar një vit më parë, ka dëshmuar para hetuesve.
Ai deklaroi se e kishte kryer krimin pasi sipas tij ia “kishte kërkuar Satani”. Autori rezultoi me probleme serioze të shëndetit mendor.
Shqiptari u vra në gusht të vitit të kaluar në Kariani, Kavala, nga pronari grek i cili e kishte punësuar për të krasitur ullinjtë.
Mediat greke bëjnë me dije se ai e çoi në një fushë dhe pasi e vuri të punojë e qëlloi me gjakftohtësi me armë zjarri në kokë. m.v/Abcnews.al