Ndër emrat e propozuar për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë është edhe ai i arkeologut, Neritan Ceka.
Në lidhje me këtë ka reaguar vetë Neritan Ceka në studion e Abc Live. Ceka pohoi se nuk ka asnjë aspiratë për president dhe se është shkëputur nga nga politika.
Ai tha se presidenti në Shqipëri nuk ka asnjë rol në balancën e pushteteve dhe se duhet të mos futet në çështjet parlamentare.
Lexo edhe:LIVE/ Kërkohet një President, PS jep “besën”. Raundi i parë digjet pa një emër, opozita e përçarë
“Jam shkëputur nga politik. Jam te Akademia e Shkencave me një kolegun tim me të shkuar politike Skënder Gjinushin. Nuk kam pasur asnjë ambicie politike”, tha arkeologu në Abc Live.
Lexo edhe– PRESIDENTI/ Raundi i parë digjet pa një emër, çfarë ndodh tani?
Neritan Ceka tha në Abc Live se nuk duhet të krijohen iluzione për figurën e presidentit.
“Ne nuk kemi një opozitë që e kalon presidnetin me 83 vota sepse nuk janë bashkë. Presidenti nuk ka asnjë rol sot më balancën e pushteteve. Po forcohet pushteti gjyqësor. Presidenti duhet të mos futet në çështjet politike, mos futet në çështjet e parlamentit”, tha Neritan Ceka.
Si zgjidhet Presidenti?
Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Në tre raundet e para, Presidenti duhet të zgjidhet me 3/5 e votave, pra 84 vota. Sipas ndryshimeve të bëra sëfundmi në Kushtetutë, në rast se në fund të tre raundeve nuk është zgjedhur ende një person, atëherë kalohet në raundin e katërt, ku Presidenti duhet të zgjidhet me 71 vota. Nëse në raundin e katërt njëri prej kandidatëve të mbetur në garë nuk siguron 71 vota, kalohet për votim në raundin e pestë, ku sërish duhen 71 vota. Nëse dështohet edhe në raundin e pestë, atëherë shpërndahet Parlamenti dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme dhe do të jetë maxhoranca e re që do të zgjedhë Presidentin.
/abcnews.al/