E pret Ballkani në Kosovë, Frashëri: Teutë, është një mirupafshim!

schedule12:37 - 14 Gusht, 2021

schedule 12:37 - 14 Gusht, 2021

Stivi Frashëri zyrtarisht nuk është më pjesë e Teutës. Portierit korçar i ka përfunduar kontrata dhe largohet nga durrsakët pasi ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Në rrjetet sociale ai ka konfirmuar “divorcin”, ndërkohë që e pret Ballkani në Kosovë. “Dy vite plot sukses me këtë fanelle, dy vite ku unë si lojtar profesionist fitova gjithçka që kampionati shqiptar ofron.

Erdhi momenti që të hedh një hap të ri, drejt një sfide të re. Me kujtimet më të bukura të mundshme nga klubi i Teutës, plot 3 trofe në kaq pak kohë. Kjo është një “Mirupafshim” miqtë e mi durrsakë. Faleminderit”, shkruan Frashëri.

Në të shkuarën portieri ka veshur fanellën e Bylisit, Tiranës, Flamurtarit dhe Kukësit. Frashëri ka qenë portier i Shqipërisë U21 dhe është ftuar edhe në dy miqësore me kombëtaren e madhe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!